Ledi Vula feston ditëlindjen dhe zbulon dëshirën e tij këtë vit, e dashura i bën postimin romantik: Je mashkulli që dua…

HomeMagazina

Ledi Vula feston ditëlindjen dhe zbulon dëshirën e tij këtë vit, e dashura i bën postimin romantik: Je mashkulli që dua…

Ledri Vula feston sot 34-vjetorin e lindjes. Dhe reperi i njohur ka shprehur dëshirën e tij të vetme për ditëlindje. Ai postoi një foto teksa këndonte live dhe tha se dëshiron t’i rikthehen koncertet.

“Dëshira ime për këtë vit është që të rikthehen koncertet dhe t’iu shoh duart lart 10/10”- shkroi këngëtari.

Në këtë ditë të veçantë për Ledri Vulën nuk mund të mungonte urimi nga gjysma e tij më e mirë Sara Hoxha.

Kjo e fundit ka publikuar një foto ku shfaqet në një moment romantik me reperin Ledri Vula, me të cilin ndan një puthje gjatë perëndimit. Dhe teksa të gjithë prisnin që ajo të ndante lajmin e shtatzënisë sot,

Sara la një pikëpyetje në mendjen tonë kur flet për një nga ditët më të lumtura të jetës në urimin e saj publik:

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju. Për shumë ditë të tjera si kjo Gëzuar ditëlindjen njeriu që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time #Culi”

COMMENTS