LDK në Istog kandidon me Ilir Feratin për kryetar të komunës!

HomeKosovë

LDK në Istog kandidon me Ilir Feratin për kryetar të komunës!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën janë zyrtarizuar disa prej kandidatëve për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Express mëson se në këtë mbledhje, kryesia e LDK-së ka marrë vendim që Ilir Ferati të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Istogut.

Ferati është anëtar i Kryesisë së LDK-së, ndërkaq ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

Ai është djali i ish-kryetarit shumëvjeçar të Komunës së Istogut, Fadil Ferati, i cili vdiq në vitin 2010.

Ndryshe, sot u raportua se LDK-ja ka vendosur që në Ferizaj ta kandidojë për kryetare të Komunës sociologen Sibel Halimi.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, pritet të zyrtarizohen edhe kandidaturat tjera për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

COMMENTS