fbpx

Lavrov i shkruan letër Daçiçit: Do ta ndihmojmë Serbinë në çështjen me Kosovën

HomeLajmeRajoni

Lavrov i shkruan letër Daçiçit: Do ta ndihmojmë Serbinë në çështjen me Kosovën

Kryediplomati serb, Ivica Daçiç, ka pritur në takim ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenko, ndërsa ky i fundit ia ka përçuar një letër uruese nga kryediplomati rus, Sergej Lavrov, raporton gazeta online Reporteri.net.

Mes tjerash në letër Lavrov i ofron Daçiçit bashkëpunimit rus në, siç shkruan në letër, për “ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe një zgjidhje të drejtë për çështjen e Kosovës”.

“Ju uroj sukses në aktivetet e juaja të përgjegjshme shtetërore, dhe llogaris t’ju takoj personalisht në Moskë së shpejti”, thuhet mes tjerash në letrën e Lavrovit drejtuar Daçiç’it.

Ministria e Jashtme e Federatës Ruse shkroi se presin “bashkëpunim efektiv të vazhdueshëm ruso-serb” duke e ritheksuar se Rusia do të ndihmojë “në kuadër të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe një zgjidhje fer për çështjen e Kosovës”, transmeton Reporteri.net.

Letra e plotë e Lavrovit:

“I nderuar zoti Daçiç, ju lutem pranoni urimet e mia më të përzemërta për emërimin tuaj si zëvendëskryeministër i parë, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë.

Në kohët e vështira aktuale, diplomacia merr një rëndësi të veçantë. Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj prej eksperti, departamenti i politikës së jashtme të Serbisë do të kapërcejë të gjitha sfidat dhe detyrat komplekse që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave legjitime dhe interesave kombëtare të Atdheut tuaj, bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare. Përvojat tuaja të pasura, njohuritë, kontaktet e vendosura personale janë premtuese për arritjen e synimeve të vendosura dhe forcimin e mëtejshëm të pozitës së Serbisë në skenën botërore. Ne jemi të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit efektiv ruso-serb, ndër të tjera, në kuadër të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës.

Ju uroj suksese në veprimtarinë tuaj të përgjegjshme shtetërore dhe shpresoj në një takim personal së shpejti në Moskë”./Reporteri.net/