Connect with us

Bota

Lavrov: Dikur Greqia ka qenë mike dhe aleate e Rusisë

Publikuar

me

Rusia ka paralajmëruar Greqinë për “veprimet e saj anti-ruse”, duke theksuar se ndërhyrja amerikane ka ndikuar në marrëdhëniet dypalëshe.

Duke theksuar se Rusia dhe Greqia dikur kanë qenë miq, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, tha se lidershipi grek ose është i detyruar ose ishte i detyruar ose iu nënshtrua me dëshirë kërkesave amerikane.

“Shpejtësia me të cilën ata kaluan jo vetëm në kampin e atyre që nënshkruan sanksionet, por edhe në grupin që drejtonte aksionet anti-ruse, ishte e çuditshme. Kjo pasqyron linjën e imponuar të kundërshtimit agresiv dhe jo interesin e grekëve”, citoi ministrin Lavrov ambasada ruse në Athinë.

“Ne nxorëm konkluzionet tona për ata që me aq gëzim mbështetën agresionin kundër Rusisë”, shtoi Lavrov.

Greqia e ka dënuar Rusinë dhe i është bashkuar sanksioneve perëndimore në luftën ruse kundër Ukrainës, e cila filloi në muajin shkurt të vitit të kaluar./aa

Reklama