fbpx

“Lavdi Ukrainës” – flamujt e Ukrainës u ngritën në Kherson, derisa banorët presin hyrjen e trupave në qytet

HomeLajmeBota

“Lavdi Ukrainës” – flamujt e Ukrainës u ngritën në Kherson, derisa banorët presin hyrjen e trupave në qytet

Flamujt e Ukrainës janë ngritur në ndërtesën e administratës rajonale në Kherson.

Një flamur i BE-së gjithashtu shihet në fotot e postuara në mediat sociale të verifikuara nga BBC, transmeton Telegrafi.

Ende nuk është e qartë se kush e ka nën kontroll Khersonin, por nëse banorët ndihen të sigurt duke dalë në rrugë me flamuj ukrainas, kjo sugjeron se nuk ka më një prani të dukshme ruse në qytet.

Imazhe të tjera që tregojnë banorët në rrugët e Khersonit janë publikuar në rrjetet sociale.

Kyiv Independent raporton se njerëzit në Kherson po valëvisin flamujt ukrainas dhe po bërtasin “lavdi Ukrainës”, derisa presin hyrjen e trupave ukrainase në qytet.

Trupat ruse janë tërhequr plotësisht nga bregu perëndimor i lumit Dnipro, ku gjendet edhe qyteti Kherson./Telegrafi