fbpx

Latifi kujton momentet me politikanin shqiptar, i cili pinte raki fshehtë, ja arsyeja

HomeLajmeKosovë

Latifi kujton momentet me politikanin shqiptar, i cili pinte raki fshehtë, ja arsyeja

Profesori Blerim Latifi ka kujtuar disa momente të një politikani shqiptar në Shkup që sipas tij, ata kur po pijshin raki, po kishin frikë që të dalin në publik.

Ai ka theksuar se mentalitet i tillë ndodh veç në vendet e Arabisë Saudite.

Sipas tij, politikani për të cilin po flet ka marrë përseri përgjegjësi politike në Shkup.

Postimi i plotë:

Para dy viteve pata rastin të qëndroj në një tavolinë me nje politikan të lartë shqiptar në Shkup. Ishte një drekë joformale, në të cilën nuk mungonte vera dhe rakia.

Politikani na tregonte se u duhej vazhdimisht të kujdesen që në publik të mos dalin fotografi ku ai dhe kolegët e tij shqiptarë shihen duke pirë verë, raki e birra.

Dhe shpjegonte arsyen: “Po dolën fotografi të tilla, llogarit humbjen e elektoratit. Për pasojë, na duhet të pijmë fshehur dhe të pozojmë në publik si antialkoolistë”. Një kulturë të tillë politike mund ta gjesh veç në vende si Arabia Saudite.

M’u kujtua ky detaj, derisa po lexoja lajmin se politikani, për të cilin po flas, paska marrë përsëri përgjegjësi të rëndësishme politike në Shkup. Sidoqoftë, Long Live Wine!

COMMENTS

x