fbpx

Lansohet platforma e parë në gjuhën shqipe që trajton mbrojtjën digjitale dhe kibernetike të gazetarëve

HomeLajmeKosovë

Lansohet platforma e parë në gjuhën shqipe që trajton mbrojtjën digjitale dhe kibernetike të gazetarëve

Sot në ambientet e Hotel City në Prizren, me mbeshtetjen e FLOSSK – Free Libre Open Source Softwre Kosova dhe e financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, u lansua platforma elektronike – websajti www.safejournalism-ks.net përmes të cilës qytetarët në përgjithësi, e gazetarët e pronarët e mediave në veçanti, do të kenë mundësinë që të njoftohën me informatat dhe nocionet bazike të sigurisë digjitale dhe kibernetike, gjegjësisht do sigurojnë informacione bazike për mbrojtjen e paisjeve të tyre personale dhe të punës, të dhënave personale, kujdesit për sigurinë e identitetit të tyre online si dhe të mbrohen nga kërcënimet e vazhdueshme të hakerëve.

Një ide e tillë për një platformë unike që trajton mbrojtjen digjitale dhe kibernetike është prezantuar në organizimin TechCamp Kosovo që është bajtur në Pejë gjatë tetorit të vitit 2021, e ku pjesmarrës kanë qenë gazetar nga të gjitha vendet ballkanike.

Ndiqeni videon promovuse: Çka është Siguria Kibernetik? Si funksionon!

Prezantimi i platformës dhe videos promovuese është bërë nga pjesmarrësi në TechCamp Kosovo 2021, Mervan Zejnullahu i cili ka thënë se një platëformë e tillë online si dhe videoja sqaruese për mbrojtje nga sulmet kibernetike janë unike, ngase formate të tilla aktualisht nuk ka në gjuhën shqipe.

Në videon promovuese në menyrë animuar dhe e përshkruar me zë në gjuhën shqipe nga gazetari sportiv Shpejtim Kastrati, është paraqitur personazhi i Agronit i cili nga mos-pasja e njohurive bazike për sigurinë kibernetike, bëhët viktim e një sulmi kibernetik ku të njëjtit i vidhen detajet e karteles bankare, e ku më pas jepen edhe sugjerimet e duhura se si do duhej të mbrohej Agroni, në menyrë që herave tjera të mos jetë cak i sulmeve kibernetike të hakereve.

Njofitmi është bërë përmes faqës së facebook-it For a safe journalism – Cyber Security Risks: