fbpx

LAJMI I FUNDIT: Arrihen votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit Presidente?

HomeLajmeKosovë

LAJMI I FUNDIT: Arrihen votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit Presidente?

Me 19 prill pritet që të mbahet seanca parlamentare në të cilën Vjosa Osmani do të zgjedhet Presidente e re e Kosovës.

Albanian Post merr vesh se tashmë është arritur pajtim që edhe deputetët nga opozita do të qëndrojnë në sallë për ta bërë kuorumin dhe Osmani do t’i ketë votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidente.

Osmani do të jetë personi i pestë dhe vetëm gruaja e dytë në historinë e shkurtër të shteti të Kosovë që zë postin e presidentes.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, në muajin prill kur iu kishte konfirmuar aktakuza për krime lufte nga Gjykata Speciale, Osmani kishte marrë zyrtarisht funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentes së Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh se në rastet e mungesës së përkohshme të Presidentit, kompetencat e tij i kalojnë Kryetari të Kuvendit.

Por, vetëm për gjashtë muaj në maksimum.

“Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”, parasheh paragrafi i 3-të i këtij neni.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe udhëheqësja e nismës Guxo, Vjosa Osmani, një muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë nënshkruan një marrëveshje për të kandiduar së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, Kurti për kryeministër e Osmani për presidente.

Në zgjedhjet e fundit me gjithsej 300 mijë e 788, kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka arritur rekordin e votave të marra në zgjedhjet parlamentare.

Osmani renditet si kandidatja më e votuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje të parakohshme nacionale.

Me Osmanin presidente, Kurtin kryeministër dhe postin e kryeparlamentarit që pritet ta zë Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, kjo do të jetë hera e parë në Kosovë që të tri pozitat kyçe të shtetit të zihen nga persona të së njëjtës parti politike (Osmani ka garuar brenda listës së Vetëvendosjes).

COMMENTS