fbpx
HomeLajmeKosovë

Lajm i mirë: Kosova për herë të parë mund të dërgojë përfaqësues të MPJ’së në DASH

Republika e Kosovës për herë të parë në historinë e saj, do të mund të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).

Këtë ia ka konfirmuar Ministres Meliza Haradinaj Stublla vet Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, gjatë takimit që zhvilluan së bashku në Washington.

“Koordinimi i ngushtë i politikës sonë të jashtme me SHBA-të, dhe profesionalizimi i Shërbimit të Jashtëm sipas praktikave më të larta ndërkombëtare, mbeten prioritet i yni”, tha Ministrja e Punëve të Jashmte dhe Diasporës e Republikës së Kosovës. ​

“Diskutuam me z.Palmer edhe dialogun me Serbinë, ku bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi theksuam se vetëm nën lidershipin amerikan, dialogu do të ketë dinamikën dhe qartësinë e duhur për t’u përmbyllur me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha kryediplomatja e Kosovës.

COMMENTS

x