fbpx
HomeLajmeKosovë

Lajm i mirë: Bie numri i të infektuarëve me koronavirus nëpër spitale

Ditëve të fundit ka pasur një rënie graduale të numrit të atyre të cilët rezultonin pozitivë me koronavirus.

Megjithatë, Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, pohon se ditëve në vazhdim nuk pritet të ketë rënie të rasteve me fatalitet si pasojë e COVID-19.

”Për shkak se në spitalet tona në QKUK dhe në repartet Infketive të spitaleve të përgjithshme, ende kemi pacientë me gjendje të rëndë”, thotë ai për Klan Kosova.

”Si indikativë është që ka diku prej dy jave, po shohim rënie të numrit të rasteve pozitive. Për dy javë shohim se ka rreth 200 pacientë më pak në spitale”.

Ai tha se numri i infektimeve i cili ka rënë ka ndikuar gatushmëria e qytetarëve, të cilat një nga faktorët ka qenë mbajtja e maskës, ruajtja e distancës fizike, higjena personale dhe kolektive.

”Bartja e maskës përveç si masë, ka nisur të bëhet edhe kulturë shëndetësore që do të vazhdojë edhe më tutje të respektohet”, ka thënë Hoti.

COMMENTS

x