Connect with us

Lajme

Lajm i hidhur: Vdes nga Covid grimerja Liberta Selaci nga Vushtrria, ishte shtatzënë

Published

on

Grimerja e njohur Liberta Selaci është e reja nga Banjska e Vushtrrise e cila humbi betejën me Covid19. Ajo ishte edhe shtatzënë.

Lajmin për vdekjen e saj e dha familjari Mek Selaci.

Liberta varroset dot nga ora 13:00 në varrezat e fshatit.

Postimi i Mek Selacit:

NJOFTIM!

Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare

Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.
Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli.

Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.
Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.

Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!

Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror.

Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.

Me dhimbje te thelle,
Familja Selaci dhe Hasani

Advertisement
Comments