fbpx

Lajm i hidhur, Kosova me dy mungesa të mëdha kundër Sllovenisë

HomeSportSporti vendor

Lajm i hidhur, Kosova me dy mungesa të mëdha kundër Sllovenisë

Kombëtarja e Kosovës dje barazoi me Greqinë, derisa në nëntor do zhvillojë dy sfida mjaftë të rëndësishme.

Mirëpo, dy nga yjet “Dardanë” do mungojnë në sfidat ndaj Sllovenisë, derisa janë në dyshime për Moldavinë.

I pari është Herolind Shala, që u ndëshkua me karton të verdhë, derisa edhe në ndeshjen ndaj Sllovenisë ishte ndëshkua me të verdhë.

Kurse, pos tij do mungojë edhe Benjamin Kololli që u ndëshkua me të kuq në fundin e ndeshjes shkaku i protestave të mëdha.

Shala pritet që të mungojë vetëm në ndeshjen ndaj Sllovenisë, derisa Kololli mund të pësojë dënim për dy ndeshje shkaku i kartonit të kuq.

Sidoqoftë, kujtojmë se Kosova me 15 nëntor është mysafirë i Sllovenisë, kurse tri ditë me pas e pret Moldavinë në “Fadil Vokrri”./arbresh.info.

COMMENTS