Ky ishte futbollisti shqiptar që luajti para Ronaldos tek Al Nassr

1 minute, 29 seconds Read

Cristiano Ronaldo bëri bujë me transferimin e tij tek ekipi Al Nassr në Arabinë Saudite.

Marrëveshja me CR7 është dyvjeçare, pra e vlefshme deri në vitin 2025-tën.

Me këtë parashihet që portugezi t’i fitojë mbi 200 milionë euro në vit.

Por, para tij ishte një futbollit shqiptar që kishte luajtur për Al Nassr.

Kush ishte futbollisti shqiptar që luajti për ekipin e Arabisë Saudite?

Hysen Zmijani, ishte fubollisti nga Shkodra i cili luajti për dy vite, i cili gjatë viteve të 90-ta arriti t’i fitonte dy kampionate.

Ai në një intervistë për Abc News foli rreth aventurës së tij me klubin.

Zmijani tha se ishte larguar pasi kishte pasur një ofertë nga një klub i Bundesligas.

“Unë kam luajtur dy vjet në Korsikë në Francë. Kisha trajnerin, i cili iku në Arabi dhe ai më tërhoqi. Ne s’e kemi njohur Arabinë shumë nga futbolli dhe ndoshta ajo ishte pikënisja. Trajneri më mori, bëra kontratë një vit dhe ishin të gatshëm të bëja dhe një vit tjetër.”, tha ai.

Futbollisti nga Shkodra dha detaje edhe rreth jetës së tij.

Për shkak të klimës, ai tregoi se janë përballur me disa vështirësi.

Siç tregoi ish-futbollisti, ata stërviteshin vetëm në darkë për shkak të temperaturave të larta.

Mes të tjerash, ai u ndal dhe te vendimi i fituesit të pesëfisht të “Topit të Artë”, teksa tha se e ka bërë për shkak të egos.

“Është egoja e tij për të qenë më i pari në botë. Është më i paguari, një shembull për tu marrë për të gjithë gjeneratat. Në Evropë, ai e kishte të vështirë.”, shtoi Zmijani.

Publikime te ngjashme