fbpx

Ky është vendimi për ushtarin rus i cili filmoi veten duke dhunuar një vjeçarin në Ukrainë

HomeBota

Ky është vendimi për ushtarin rus i cili filmoi veten duke dhunuar një vjeçarin në Ukrainë

Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se trupat ruse kanë kryer “qindra përdhunime” deri më tani, ndërsa OKB gjykon se përdhunimi është kthyer tani si një armë lufte për rusët.

Zelensky ka akuzuar trupat ruse për kryerjen e “qindra përdhunimeve”, duke përfshirë sulme seksuale ndaj fëmijëve të vegjël.

Banda e Putinit ka qenë e lidhur me një varg mizorish të tmerrshme në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë përdhunimin brutal dhe vrasjen e grave dhe fëmijëve, shpesh përpara anëtarëve të familjeve të tyre, ndërsa nga ana tjetër Moska i ka mohuar këto akuza.

Ndërkaq u njoftua se ushtari rus është arrestuar pasi dyshohet se ka regjistruar veten duke abuzuar seksualisht me një foshnjë ukrainase.

Duke folur sot me ligjvënësit lituanez, Zelensky tha: Në zonat e çliruara nga pushtuesit, regjistrimi dhe hetimi i krimeve të luftës të kryera nga Rusia vazhdon. Varreza të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Dëshmitë janë duke u mbledhur. Mijëra e mijëra viktima janë shënuar. Qindra raste torture po ashtu. Trupat vazhdojnë të gjenden në kanale kanalizimesh dhe bodrumesh. Janë regjistruar qindra raste të përdhunimeve, përfshirë ato të vajzave të reja dhe fëmijëve shumë të vegjël. Edhe për një foshnjë mes tyre!

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda u përgjigj duke thënë së kjo është një çmenduri dhe as nuk mund të imagjinohet.

Shkalla e brutalitetit ka bërë që një grup ukrainas i të drejtave të njeriut të informojë OKB-në se përdhunimi po përdoret si një armë lufte nga Kremlini.

Kateryna Cherepakha, presidente e La Strada, tha se linjat e urgjencës të organizatës së saj kishin marrë telefonata duke akuzuar ushtarët rusë për nëntë raste të përdhunimit që përfshinin 12 gra dhe vajza.

COMMENTS