fbpx

Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij në Skenderaj (Foto)

HomeKosovë

Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij në Skenderaj (Foto)

Një 51-vjeçar me inicialet S.Q., dyshohet se ka qëlluar për vdekjen gruan e tij 48-vjeçare me inicialet L.Q., në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Demokracia.com mëson se i dyshuari është 51 vjeçari Skënder Qerimi.

Këto burimi kanë thënë se Qerimi kishte qenë i ndarë me gruan por më pas ishte bërë bashkë përsëri për shkak të fëmijëve.

Demokracia.com ka siguruar edhe fotografinë e Skender Qerimit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës duke e cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, rreth orës 13:40, 51-vjeçari i cili u arrestuar nga Policia dyshohet se e ka plagosur gruan e tij, e cila është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, ku ka ndërruar jetë.

“Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

COMMENTS

x