fbpx

Ky është komenti i prezantueses serbe të lajmeve që e “çmendi” Vuçiqin, ia përmendi marrëveshjen franko – gjermane!

HomeLajmeRajoni

Ky është komenti i prezantueses serbe të lajmeve që e “çmendi” Vuçiqin, ia përmendi marrëveshjen franko – gjermane!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar dje për prezantimin e gazetares Jelena Obuçina, e cila në fillim të lajmeve në televizionin serb “Nova S” tha ndër të tjera se “presidenti po përdor kurrizin e të tjerëve, paratë tona dhe të ardhmen e absolutisht të gjithëve për të blerë kohë”.

Edhe pse pretendon se nuk i shikon televizionet “Nova S” dhe “N1”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithmonë me kënaqësi komenton gjithçka që bëjnë gazetarët e atyre televizioneve. Një orë e gjysmë para paraqitjes së tij të ftuar në Pink TV, “DITARI” i “TV Nova S” u transmetua dhe presidenti serb goditi veçanërisht prezantimin që i bëri Jelena Obuçina.

Dhe çfarë ka thënë konkretisht Jelena Obuçina? Kjo është hyrja që goditi fort Vuçiqin.

“Kriza në Kosovë këtë herë është reale. Për çfarë është? Nëse lexoni gazeta ato thonë se kjo po bëhet për të ruajtur njerëzit e vuajtur, fushën e bozhureve të famshme, për të ndaluar tiraninë. Shaka e gjithë, kjo shërben për të ndryshuar temën, sepse duket se e kemi refuzuar marrëveshjen e re të më të fuqishmëve (plani franko-gjerman), për të cilën nuk dimë asgjë”, tha Jelena Obuçina në fillim të lajmeve në “TV Nova S”.

“Dhe për ta rrëzuar plakun kur Kurti tashmë po e injoron dhe meqë nuk mundet me dorëheqjen e tij, presidenti po përdor shpinën e të tjerëve, paratë tona dhe të ardhmen e absolutisht të gjithëve për të blerë kohë”.

Ndërkohë nuk përfundon as kriza e inflacionit dhe as ajo buxhetore. Ata vendosën që shteti të marrë kredi komerciale për rrënimin e urës së Savës, sepse prishja po u shkon mirë dhe kredinë do ta paguajnë të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë edhe ata që kanë mbetur pa rroga në Kosovë.

Të gjitha janë kriza, por njëra është një luftë shtetesh. Meqenëse tribunat para degëve të SBB-së nuk ndihmuan, tash i kanë futur nëpër komuna që të mos fshihet asgjë, që të shihet pushteti i shtetit mbi investitorin e huaj. Por pse të ndalemi me kaq, t’i jepni frekuencën e pestë të bindurve. Do të ketë më shumë kriza, do të duhet”, përfundoi Jelena Obuçina hyrjen në “Ditar”.

Se si ka reaguar Vuçiq ndaj kësaj deklarate shihni deklaratën e tij (edhe pse në gjuhën serbe).