fbpx

Ky është i dyshuari që theri tre policë dje në Prizren (Foto)

HomeLajmeKosovë

Ky është i dyshuari që theri tre policë dje në Prizren (Foto)

azeta Sinjali ka raportuar pak më parë për therjen e tre zyrtarëve të Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës në Prizren. I dyshuari ka sulmuar ata me thikë, pasi shkuan të intervenojnë në një rast të dhunës në familje.

Sinjali mëson ekskluzivisht se personi i dyshuar është i nacionalitetit turk dhe ai është 37-vjeçari, Caner Galan.

Caner Galan

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Galan ishte nën ndikim të substancave narkotike dhe si pasojë e kësaj kishte shkaktuar telashe në familjen e tij duke u mbyllur në dhomë dhe duke refuzuar t’i marrë medikamentet.

Zyrtarët policorë të NJRSH-së kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas kërkesës për asistim nga patrulla e Policisë të cilët nuk kishin arritur që ta vënë në kontroll të dyshuarin.

x