fbpx

Ky është çifti që vdiq në aksidentin afër Komoranit

HomeLajmeKosovë

Ky është çifti që vdiq në aksidentin afër Komoranit

Burrë e grua humbën jetën sot në një aksident trafiku afër Komoranit.

P. Ahmeti bashkë me gruan e tij nga Lipjani janë viktimat e këtij aksidenti. Raportohet se çifti lanë pas 8 fëmijë.

Ndryshe rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti./Indeksonline