Ky është aksidenti më i frikshëm që keni parë ndonjëherë, i denjë për filmat aksion, ngasesi shpëton pa lëndime (Video)

0 minutes, 49 seconds Read

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa pamjet e tij në rrjetet sociale janë bërë virale, për nga mënyra se si ky aksident ka ndodhur.

Një mjet tip fuoristradë ka qenë duke ecur në një autostradë, kur në një çast, mjetit i ka dalë goma e parë e krahut të shoferit.

Por, ajo që e bën me të çuditshëm është fakti se goma e dalë nga fuoristrada i doli para një makine tjetër rastësore, e cila e shkeli dhe përfundoi disa metra në ajër dhe u përplas në autostradë.

Nga aksidenti, personat që ndodheshin në makinën e përplasur, kanë pësuar lëndime të lehta.

Videoja e aksidentit të padukshëm u shikua nga miliona njerëz menjëherë pasi u shpërnda në rrjetet sociale, ndërsa disa përdorues thanë se aksidenti ishte një skenë e denjë filmash aksion.

Publikime te ngjashme