Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Lipjan.
Siç ka konfirmuar Policia, si pasojë e një mosmarrveshjeje në mes të disa personave në rrugën “Lidhja e Prizrenit” të këtij qyteti, një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.
E gjithë ngjarja sipas policisë, ka ndodhur rreth roës 23:40 të së premtës.
Ballkani.info mëson se 22 vjeçari që u vra është Dardan Gashi.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar “vrasje e rëndë”.
Ndërkohë që mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se autoambulanca kishte arritur atje për të dhënë ndihmën e shpejtë.
Ndërsa, rruga se ku ka ndodhur ngjarja është bllokuar nga njerëzit të cilët kanë dalur për të parë se çka mund të ketë ndodhur.