fbpx

Ky do jetë politikani nga Kosova që mund të synoj karrigen e presidentit të Shqipërisë! Bytyçi jep detaje

HomeLajmeShqiperi

Ky do jetë politikani nga Kosova që mund të synoj karrigen e presidentit të Shqipërisë! Bytyçi jep detaje

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS tha se një nga gjërat që duhet të bëjë mazhoranca është që të zgjedhë në prill presidentin e ri.

Duke ironizuar Ilir Metën, Rama tha se në 5 vitet e ardhshme në krye të shtetit duhet të vijë një njeri normal.

Ai shtoi se do të gjendet mënyra edhe për tu marrë opinionin qytetarëve për këtë gjë

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim ka folur profesori universitar, Enver Bytyçi, i cili u shpreh se Rama po kërkon një njeri që do të kryej veprimet që ai do të dëshiroj.

Sipas tij, një president që noterizon ligjet dhe vendimet e qeverisë nuk është normal, sepse prish balancën e pushteteve dhe krijon mundësi që mazhoranca të instalojë një sistem autoritar qeverisjeje.

“Duket se zgjedhja e presidentit të ri në Shqipëri do të jetë beteja politike e radhës. Sot kreu i mazhorancës, pra kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, thuajse e shpalli garën për president. Ai tha se do të përpiqet për t’u dhënë shqiptarëve një president normal. Jam i sigurt se me president normal ai nënkupton një emër noteri, që kryen thjesht veprime noterësh për ligjet në funksion të oligarkëve, që nxjerr Edi Rama. Pse mendoj kështu?

Duhet të jesh vetë normal, që të jesh në kërkim të një partneriteti normal. Qeveria dhe presidenti janë pjesë e pushtetit ekzekutiv. Janë dy pushtete që në një demokraci të mirëfilltë shërbejnë për të krijuar balancën e këtij pushteti, pra një ekuilibër pushtetesh. Një president që noterizon ligjet dhe vendimet e qeverisë nuk është normal, sepse prish balancën e pushteteve dhe krijon mundësi që mazhoranca të instalojë një sistem autoritar qeverisjeje”, u shpreh profesori.

Më tej, ai thotë se një “president normal” nuk mund të pranoj që vendin ta sundoj një kryeministër që shkel kushtetutën dhe ushtron dhunë ndaj qytetarëve.

“Pikërisht këtë lloj presidenti ka parasysh zoti Rama kur flet për “president normal”! Presidenti në kushtet kur parlamenti sundohet nga një person, kur vendi drejtohet me akte normative dhe jo me ligje, kur një kryetar bashkie me urdhër të kryeministrit dhunon në shkelje të kushtetutës të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ky president duhet të jetë anormal, madje jo normal. Sepse normaliteti krijohet kur legjislativi dhe qeveria qëndrojnë në normalitet. Anormaliteti nuk mund të prodhojë normalitet. Prandaj them se normaliteti i pretenduar i kryeministrit të Shqipërisë është zgjedhja si president i një personi nën komandën e tij”, thotë ai.

Në bised e sipër, profesori përmend presidentët që kanë qenë e që thotë se në kuptimin që flet Edi Rama, asnjë president nuk ka qenë normal.

“Një person i tillë mund të duket nga pikëpamja formale si normal, ndryshe nga prsidentët e mëparshëm. Unë mendoj se në kuptimin që flet Edi Rama, asnjë president nuk ka qenë normal. Alfred Moisiu dhe Bamir Topi ishin në oponencë me ish-kryeministrin Berisha. Bujar Nishani dhe Ilir Meta ishin dhe Meta është në oponencë me kryeministrin aktual Edi Rama. Ky është normaliteti. Presidenti nuk fiton në oponencën e tij me kryeministrin në një republikë parlamentare. Por së paku krijon një lloj filtri, qoftë dhe në tentativë. Kjo është normalja. Mirëpo këtë normalitet zoti Rama e konsideron jo normale”, thekson

Kush mund të jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë?

Nga ana tjetër sipas Bytyçit presidenti i radhës mund të jetë një person i cili plotëson kushtet si shtetas i Republikës së Shqipërisë, e që mund të jetë nga Kosova apo diaspora.

“Presidenti i ardhshëm mund të jetë nga Shqipëria ose nga cdo rajon ku jetojnë shqiptarët në rajon e në diasporë, mjafton të plotësojë kushtet si shtetas i Republikës së Shqipërisë prej pesë a dhjetë vitesh, nuk e mbaj mend saktë këtë kusht. Ai përmendi se mund të jetë nga Shqipëria, nga Kosova apo diaspora, por nuk tha nga Çamëria. Në fakt në Shqipëri ka plot çamë që mund të bëhen presidentë. Por nuk e besoj këtë formulë”, potencoi Bytyçi.

Profesori tutje thotë se një nga personat e mundshëm nga Kosova është Behgjet Pacolli, pasi ka miqësi me kreyministrin Rama dhe padyshim që presidenti i ardhshmë do të jetë nga rrethi i Ramës.

“A mund të jetë nga Kosova?! Po, sigurisht. Por ky person do të jetë mik i Edi Ramës, nëse ndodh kjo. Nuk e di nëse psh Behgjet Pacolli ka apo nuk ka dhe prej sa vitesh mund ta ketë pasaportën e shtetit shqiptar. Ai mund të ishte një kandidaturë e preferuar e Edi Ramës. Edhe Behgjeti, duke pësuar fiasko në Kosovë, do ta pëlqente këtë sfidë. Por do të duhet provuar se ai ka jetuar gjithashtu në Shqipëri për pesa a më shumë vite. Të shohim kush nga miqtë e Ramës e plotëson kushtin e bashkëjetesës me Ramën në Tiranë dhe që mund të jetë i preferuari i tij për postin e kreut të shtetit”, shprehet profesori.

Mirëpo atë se çfarë përmend më tej Bytyçi është premtimi që Rama kishte bërë, se presidentin do ta vendoste në pajtim me opozitën.

“Megjithatë me deklaratën e sotme Rama provoi se ka heq dorë nga premtimi i tij i pas 25 prillit që presidentin ta vendosë në pajtim me opozitën. Tani është fjala se me cilën opozitë? Me opozitën fasadë të Lulit, apo me atë të foltores. Me Lulzim Bashën e ka zgjidhur me kohë këtë dilemë. E ka vendosur me kohë emrin dhe ka siguruar edhe votën e atyre deputetëve që komandon Luli. Kështu që në kushtet e përcarjes së opozitës nuk e ka problem zgjedhjen e presidentit”, tha profesori.

Në fund, profesori thotë se kjo deklaratë është një karrem që të tërhiqet vëmendja nga skandalet e qeverisë.

“Në këto kushte kryeministri i Shqipërisë çështjen e presidentit do ta përdorë thjesht si karrem për të tërheq vëmendjen nga skandalet qeveritare, sepse as emir, as mënyra për ta vendosur atë, nuk kanë asnjë vështirësi. Tashmë është e sigurt se në mos vetë ai, dikush nga rrethi i Edi Ramës do të jetë president i Republikës së Shqipërisë. Këta po thonë se “vetëm futbolli n aka mbetur pa e kapur“, e s’po kapin presidentin. Kanë kapur edhe opozitën e s’po marrin dhe presidentin”, përfundoi Bytyçi.

COMMENTS

x