fbpx

Kuvendi shkon në pauzë, veteranët thonë se do të vazhdojnë protestën

HomeLajmeKosovë

Kuvendi shkon në pauzë, veteranët thonë se do të vazhdojnë protestën

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se Kuvendi do të shkojë sërish në një pauzë njëorëshe. Ai ftoi shefat e grupeve parlamentare për një konsultim të radhës, me shpresë që do të gjejnë një kompromis.

Veteranët të cilët janë duke protestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës po kërkojnë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ata kanë treguar se nuk do ta ndërpresin protestën dhe pse Kuvendi ka shkuar në pauzë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, tha se do të qëndrojnë para Kuvendit.

“Prapë e vazhdojmë protestën edhe pse Glauk Konjufca e shtyu për 1 orë, ne kemi qëndruar në borë e shi e me nga 2 ditë pa bukë. Ne qëndrojmë edhe tash”, ka thënë Klinaku.

COMMENTS

x