Kuvendi bëhet gati të blejë perde dhe tepihë të rinj, do t’i shpenzojë 25 mijë euro

2 minutes, 6 seconds Read

Në Kuvendin e Kosovës shumë shpejt do të vendosen tepihë e perde të reja. Për blerjen e tyre ky institucion ka planifikuar t’i shpenzojë fiks 25 mijë euro. Sipas parashikimeve me këto para do të blihen 15 artikuj të ndryshëm.

Disa perde e tepihë të rinj do të vendosen në Kuvendin e Kosovës.

Për blerjen e tyre tashmë është hapur edhe një tender në vlerë të 25 mijë eurove.

“Vlera e parashikuar e kontratës: 25 000,00 FURNIZIMI ME TEPISONA DHE PERDE- 15 artikuj”, thuhet në njoftimin e bërë në KRPP.

Tutje është treguar se kompanitë e interesuara mund të aplikojnë për këtë tender deri në datën 04.10.2022, shkruan Demokracia.com.

Kompanitë paraprakisht duhet të bëjnë edhe një vizitë në Kuvend, që të shohin nga afër objektin.

“Vizitë sqaruese para dorëzimit të tenderit. Një vizitë para dorëzimit të tenderit do të mbahet më datën 21.09.2022 në orën 14:00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vizita nuk është e detyrueshme, por është e rëndësishme për informim më detal rreth furnizimeve cilat janë objekt i kontratës. Qëllimi i Autoritetit Kontraktues është që me këtë rast t’u sqarojë operatorëve ekonomikë çështje të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me realizimin e këtij furnizimi. Gjatë kësaj vizite, Kuvendi i Republikës së Kosovës (Autoriteti Kontraktues) do të mbajë procesverbal me shkrim”, thuhet në sqarimin e bërë.

Po ashtu është treguar se kompania fituese ka obligim që t’i largojë edhe tepihët e vjetër nga objekti.

“Operatori Ekonomik  obligohen krahas montimit të tepisonëve ta bëjnë edhe demolimin e të vjetrës si dhe largimin e inventarit dhe kthimin e te njëjtit në  vend pas montimit të tepisonit. Tepisonët ekzistues (të vjetër) në hapësirat e Kuvendit, (aty ku duhet të zëvendësohen me tepisonë të rinj), duhet të demontohen dhe të barten në deponi nga operatori ekonomik – furnitori”.

Janë vendosur edhe disa kritere për furnizimin me perde.

“Të sillen mostra e të gjitha artikujve përveç artikujve të specifikuara nën 5 dhe 6 për të cilët sillen katalogjet e prodhuesit . Mostrat të duhet të jenë të mbyllura dhe do të krahasohen me mostrat e AK – Kuvendit të Republikës së Kosovës .Të gjitha perdet duhet të jenë me unaza (kapëse). Rolle perdet (pozicioni 13) duhet të jenë të njëjta me ato ekzistuese”, thuhet në sqarim. /Demokracia.com/

 

Publikime te ngjashme