Kush po e thotë në Serbi se Vuçiqi do të bie nga pushteti në prill?

0 minutes, 40 seconds Read

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi në Serbi, Dragan Djilas ka deklaruar se mund të “pretendojë” se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i humbasë zgjedhjet e 3 prillit.

Djilas tha për televizionin N1 se hulumtimi që partia e tij e ka bërë për 14 muaj ka treguar se Vuçiq do t’i humbasë zgjedhjet.

“Ai (Aleksandar Vuçiq) në hulumtim e sheh se është në prag të fitimit të zgjedhjeve, prandaj Daçiq nuk do të kandidojë për të mos e rrezikuar fitoren e Vuçiqit”, tha Djilas.

Ai tha se “gjenerali në pension Zdravko Ponos është kandidati më i mirë për president të Serbisë”.

“Nuk është kompromis që asnjë kandidat tjetër përveç Ponos të jetë kandidat për zgjedhjet presidenciale”, theksoi ai.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *