fbpx
HomeMagazina

Kush ia ka vjedhur zemrën? Nga dasma tek planet për t’u bërë nënë, Aurela Hoxha i thotë të gjitha

Aurela Hoxha ka treguar gjithçka.

Aurela Hoxha mbetet një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it. Me mbi 1 milion ndjekës në Instagram, modelja është shkëputur për një periudhë kohe nga Shqipëria duke jetuar në Spanjë, jo vetëm por me partnerin e saj.

Në një intervistë për “Pushime On Top”, Aurela ka treguar detaje nga romanca e saj të cilën ka vendosur ta mbajë larg mediave dhe rrjeteve sociale:

“Kudo që të jemi do ishim bashkë, por jemi atje sepse unë kam punën në Spanjën, ndaj kemi zgjedhur këtë vend për të jetuar.”

Por a do ta shohim Aurelën me fustan të bardhë?“Jam pak e çuditshme, ndonjëherë dua një dasmë private në plazh, ndërsa ndonjëhere dua një dasmë shumë të madhe tradicionale këtu në Shqipëri. Kur ta vendosim le ta zgjedhë partneri, unë jam një vajzë e bindur”- thotë Aurela.

E pyetur nëse ka në plan të bëhet mami, modelja tregon:

“Disa gjëra i di zoti. Sigurisht që njerëzit planifikojnë por sidomos për këtë gjë, që është shumë e veçantë mendoj se ka një forcë më të madhe se ne që e ka planifikuar. Se di por është i mirëseardhur kurdo që vijë. Nuk e shoh as të largët as të afërt.”

COMMENTS

x