fbpx

Kush është politikani Arab Mansour Abbas, dhe pse hoqi dorë nga identiteti palestinez

HomeBota

Kush është politikani Arab Mansour Abbas, dhe pse hoqi dorë nga identiteti palestinez

Mansour Abbas është arabi izr.aelit që ka mundësuar krijimin e koalicionit qeveritar që do ta rrëzojë nga pushteti Benjamin Netanyahun pas 12 vitesh në pushtet.

Por, kush është ky politikan?

Abbas quhet si “arabi i mirë” në mediat izraelite edhe për shkak të qasjes së tij më të ndryshme nga politikanët e tjerë karshi Izraelit.

Nënshkrimi i marrëveshjes qeveritare prej tij është parë si kontrovers duke qenë se koalicioni ka në përbërje edhe parti shumë nacionaliste, siç është edhe ajo e kryeministrit të ri të Izraelit, Naftali Bennett.

Abbas kishte bërë historinë edhe më herët në një fjalim historik. Në përpjekjen e tij për t’i folur edhe publikut izra.elit, ai kishte folur në hebraisht gjatë një paraqitje televizive. Ai aty kishte cituar verse nga Kurani për krijimin e një “mundësie për jetë të përbashkët, në tokën e shenjtë e të bekuar për besimtarët e tri religjioneve”. Kjo kishte ndodhur në prill, para se të shpërthenin tra.zirat dhe të ndodhte kon.fl.ikti i ar.m.atosur mes Izr.aelit dhe Hamasit.

Në fund të janarit, Abbasi ishte larguar nga Lista e Përbashkët me arabët tjerë kur partitë tjera të këtij komuniteti kishin refuzuar ultimatumin e tij për të votuar kundër kau.zave të L G B T Q-së.

Partia myslimane konservatore kishte vendosur të garonte e vetme në muajin mars dhe i fitoi katër mandate për deputet, që e vuri atë në pozicionin e “king-makerit”.

Fjalimi i tij historik megjithatë nuk kishte përmendur Pa.les.tinën, pal.es.tinezët, oku.pimin apo ligjet disk.r.im.inues që targetonin qytetarët arabë
Mesazhet e tij të barazisë, vëllazërisë dhe partneritetit me Izr.aelin janë avokuar për kohë të gjatë nga Ayman Odehu i Listës së përbashkët dhe liderët e mëparshëm nga partia kom.uniste arabe.

Ajo çka e bën Abbasin të ndryshëm nga politikanët tjerë pale.stinezo-arabë në Izrael është gatishmëria e tij e dukshme për të braktisur identitetin pale.stinez, ka.uzën pales.tineze dhe ngurrueshmëria e tij për të sfiduar projektin zi.o.nist në mënyrë që të fitojë ndaj të djathsës izr.aelite rolin e “arabit të mirë”.

Edhe pse fjalimi i Abbasit ishte i këndshëm për veshtë e izr.ael.itëve, reagimet në komunitetin pal.esti.nezo-arab ishin të përziera. Mbështetësit e tij e lavdëruan për formën e sofistikuar dhe pragmatike për të marrë avantazhe politike, por opontentët e quajtën ser.vil.

COMMENTS

x