“Kush e ka më të madh”, batuta e Boris Johnson shkrin së qeshuri sallën në samitin e G7

HomeLajmeBota

“Kush e ka më të madh”, batuta e Boris Johnson shkrin së qeshuri sallën në samitin e G7

Samiti i G7 sot nuk ka patur vetëm cështje serioze dhe të rëndësishme për tu diskutuar. Të paktën një gjë e tillë vlen për kryeministrin britanik Boris Johnson dhe atë kanadez Justin Trudeau.

Dy liderët kanë krahasuar avionët me të cilën erdhën duke u mburrur se njëri e kishte më të madh se tjetri.

"Kush e ka më të madh", batuta e Boris Johnson shkrin

Johnson vuri në dukje se ai kishte parë të ashtuquajturin ‘Canada Force One’ në pistë, përpara se Trudeau të tallej me liderin konservator duke këmbëngulur se Airbusi i kryeministrit britanik ishte më i madh se i tij.

Në përgjigje, Johnson tha se avioni i tij ishte ‘shumë modest’. Me një gjatësi prej 44.5 metra, A321neo i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar është me të vërtetë më i vogël se CC-150 Polaris i Trudeau, i cili është një gjatësi prej 46.6 metra.

"Kush e ka më të madh", batuta e Boris Johnson shkrin

I ka një gjatësi të krahëve prej 44.5 metra dhe një shpejtësi maksimale prej 639 mph. Ai mund të fluturojë gati 6000 milje pa pasur nevojë të furnizohet me karburant.

Për krahasim, A321neo Johnson ka një hapje më të vogël krahësh prej 35.6 metra, një shpejtësi maksimale prej 544 mph dhe një distancë prej gati 5000 miljesh. Megjithatë, ndryshe nga avioni i Trudeau, ai mund të ketë më shumë pasagjerë – rreth 244, krahasuar me 194 të Canada Force One.

COMMENTS

x