fbpx

Kush duhet të zëvendësojë kafenë normale me kafe pa kafeinë?

HomeLifestyleShendetësi

Kush duhet të zëvendësojë kafenë normale me kafe pa kafeinë?

Shumë njerëz pëlqejnë të pinë kafe, por duan të kufizojnë marrjen e kafeinës për preferenca personale ose arsye shëndetësore. Për këta njerëz, kafeja pa kafeinë (decaf; decaffeinato) është një alternativë e shkëlqyer.

Kafeja pa kafeinë, nga vetë emri, është njësoj si kafeja e zakonshme, veçse kafeina është hequr.

Ka shumë ndryshime në individë të ndryshëm kur bëhet fjalë për tolerancën ndaj kafeinës. Për disa njerëz, një filxhan kafe mund të jetë shumë, ndërsa të tjerë mund të ndihen mirë edhe nëse pinë më shumë se një filxhan.

Toleranca mund të ndryshojë, megjithatë të rriturit e shëndetshëm duhet të shmangin konsumin e mbi 400 mg kafeinë në ditë, afërsisht e barabartë me katër filxhanë kafeje. Rritja e konsumit mund të shkaktojë rritjen e presionit të gjakut dhe mungesën e gjumit, gjë që mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Kafeina e tepërt mund të ndikojë gjithashtu te sistemi nervor qendror, të shkaktojë shqetësim, ankth, probleme me tretjen, aritmi të zemrës ose probleme me gjumi.

Njerëzit që janë shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës mund ta kufizojnë atë duke zgjedhur çaj ose kafe pa kafeinë. Gjithashtu njerëzit me gjendje të caktuara mjekësore dhe/ose që marrin medikamente me recetë duhet të konsultohen me mjekun paraprakisht.

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji këshillohen të kufizojnë konsumin e kafeinës. Fëmijët, adoleshentët dhe individët e diagnostikuar me ankth ose që kanë probleme me gjumin gjithashtu duhet që të mos konsumojnë kafeinë.

COMMENTS

x