Connect with us

Kosovë

Kush do të udhëheq më Skenderajn pas zgjedhjeve lokale 2021? Voto në sondazhin brenda tekstit

Publikuar

me

Kanë mbetur edhe 4 ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021.

Këtë të diel qytetarët do të votojnë për kryetarët e tyre të ri. Lajmishqip ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen disa nga komunat kryesore të vendit lidhur me atë se, sipas lexuesve tonë kush do të ishte kandidati i duhur për të udhëhequr komunat përkatëse!?

Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheq me komunën përkatëse, dhe se një përson mund të votoj vetëm një herë.

Serinë e këtyre sondazheve e kemi fillluar me komunën e Prishtinës, si komuna më e madhe në vend, e sot për të vazhduar me komunat tjera kryesore në vendit. Sot e publikojmë sondazhin për komunën e Skenderajt, si një ndër komunat më të mëdha në Kosovë. Në garë për të parin e Skenderajt janë katër kandidatë: Kryetari aktual Bekim Jashari që kandidon si i pavarur, Fadil Nura (PDK) dhe Sokol Halili – i pavarur.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në Komunën e Skenderajt është 53 mijë e 479, numri i qendrave të vendvotimit 33, numri i vendvotimeve 85.

Më 15 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale për të gjitha komunat kryesore në vend. Për parë sondazhet tjera klikoni KËTU.

[socialpoll id=”2788893″]

Reklama
Komentet