Kurti: Walker para se të jetë mik i Kosovës, është mik i së vërtetës

1 minute, 33 seconds Read

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot deklaroi se ambasadori William Walker para se të jetë mik i Kosovës, është mik i së vërtetës.

Ai tha se misioni verifikues i OSBE-së ndihmoi në ndryshimin e përceptimit ndërkombëtar për UÇK-në.

Sipas tij, diplomati amerikan me deklaratat e tij ka bërë jehonë për masakrën e Reçakut, duke e vlerësuar si krim kundër njerëzimit.

“Në janar të vitit 1999, policia e Serbisë e rrethekoi fshatin Reçak. Ata vranë e masakruan trupat e 45 banorëve… Asgjë nuk e ka ndryahuar rrjedhën e ngjarjeve se sa jehona e Masakrës në Reçak siç ishte raportuar nga asmbasadori William Walker. Para se të jetë mik i Kosovës, është mik i së vërtetës”, kështu tha ai në ceremoninë e Universitetit “Haxhi Zeka” për ndarjen e gradës së doktorit të nderit “Doctor Honoris Causa” për ambasadorin William Walker.

Kurti tha se Walker është vërtet një mik i Kosovës.

“Në këtë pikë, ambasadori Walker është miku im që nga koha e luftës e deri më sot në Pejë. Më 1998 ai erdhi në Kosovë, ky mision ishte lehtësisht i identifikueshëm me veturat ngjyrë portokolli”, u shpreh ai.

Rektori Armand Krasniqi tha se deklaratet e ish shefit të misionit të OSBE-së pas masakrës në Reçak ka bërë kthesë në historinë e Kosovës.

“Sa herë që kujtojmë dhe flasim për ju, me mendje e zemër përherë i përulemi kontributit tuaj në historinë e Kosovës. Fjalët e tuaja të thëna pas masakrës së Reçakut, për juve ishte përmbushje e misionit që ju besua nga misioner ndërkombëtare dhe për shqiptarët shënon një kthesë”, u shpreh ai./KP

Publikime te ngjashme