fbpx

Kurti viziton njësitë elitare të policisë së Kosovës në 15 vjetorin e themelimit

HomeLajmeKosovë

Kurti viziton njësitë elitare të policisë së Kosovës në 15 vjetorin e themelimit

Në përvjetorin e 15-të të themelimit të Njësisë Speciale Intervenuese, kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kampin e kësaj njësie, me ç’rast shprehu përgëzime për punën, angazhimin dhe kontributin që kjo njësi po bën në mënyrë që në Kosovë të sundojë ligji dhe të ketë siguri për të gjithë qytetarët.

Kurti tha se Qeveria e Kosovës është në shërbim të qytetarëve, por edhe në shërbim të mekanizmave shtetërorë si Policia e Kosovës, pa të cilët nuk mund të ketë progres, mirëqenie dhe dinjitet të qytetarëve.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për nevojat tuaja dhe për mungesat që ekzistojnë dhe gjithashtu për mundësitë që duhet t’i shtojmë, prej çështjes së mungesës së pajisjeve dhe armatimit në disa prej njësive, mbrojtjeve shtesë në kushtet e rrezikshmërisë së lartë dhe çështjes së pagës”, tha ai.

Kurti tha se nevojat dhe mungesat e tilla do të trajtohen me prioritet nga qeveria që ai drejton.

Duke u shprehur mirënjohje për sakrificën dhe situatat e rrezikshme me të cilat përballen në punën e tyre, kryeministri Kurti i uroi për 15-vjetorin e themelimit dhe i përgëzoi për angazhimin në veçanti komandantët e njësive.

COMMENTS