fbpx

Kurti vendos të takoj këshillin grevist, takimi do mbahet neser!

HomeLajmeKosovë

Kurti vendos të takoj këshillin grevist, takimi do mbahet neser!

Kryeminsitri Albin Kurti, të martën do takojë këshillin grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Telegrafi mëson se takimi do të mbahet në mëngjes – kjo për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për nisjen e mësimit.

Pas një takimi të dielën, kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve, morën vendim që greva të vazhdoi për kohë të pa caktuar.

Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që derisa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve, greva do të vazhdojë.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës thotë se projektligji që parasheh rritje të pagave për mësimdhënësit, do të dalë në miratim së shpejti, dhe kërkon hapjen e shkollave.

Për grevën ka reaguar edhe Këshilli i Prindërve .

Ata kanë thënë se për shkak të situatës së krijuar shumë nxënës kanë filluar të çregjistrohen nga shkollat publike.

“Kjo situatë e përsëritur për të satën herë, në momentin më të rëndë të arsimit në Kosovë, është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, e cila po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, greva e SBASHK-ut ka nisur më 25 gusht, duke lënë jashtë shkollave afro 300.000 nxënës.

Kërkesat e tyre janë pagesa e 100 eurove për çdo muaj deri në miratimin e ligjit për pagat dhe pjesëmarrja e tyre në dialogun social. /Telegrafi

x