fbpx

Kurti uron Sunak: Kosova e Britania kanë parime e prioritete të përbashkëta

HomeLajmeBota

Kurti uron Sunak: Kosova e Britania kanë parime e prioritete të përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Rishi Sunak, për zgjedhjen në krye të qeverisë britanike.

Kurti tha se si aleatë të vjetër, Kosova dhe Mbretëria e Bashkua kanë parime dhe prioritete të përbashkëta.

“Mezi pres të punoj me kryeministrin Sunak për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta”, ka shkruar Kurti në llogarinë Twitter.

Kujtojmë se Sunak është pasardhësi i kryeministres më jetëshkurtër në krye të Britanisë, Liz Truss.