Kryeministri Albin Kurti ka uruar aleancën ushtarake të NATO-së në 74 vjetorin e themelimit të saj.
Kurti ka shkruar se paqja që e gëzon Kosova është e gërshetuar thellë në misionin e saj.
Po ashtu ka përgëzuar Finlandën për anëtarësim
“Ndonëse Kosova nuk është ende një anëtar i NATO-s, çlirimi ynë nga qëllimi gjenocidal i Serbisë dhe paqja që gëzojmë është gërshetuar thellë në misionin e Aleancës për ruajtjen e lirisë. Në 74-vjetorin e saj, ne shprehim mirënjohjen tonë të vazhdueshme dhe përgëzojmë anëtaren e re Finlandën! “, ka shkruar Kurti.