fbpx

Kurti ua ulë me procedurë të shpejtë pagat prokurorëve e gjyqtarëve (Dokument)

HomeLajmeKosovë

Kurti ua ulë me procedurë të shpejtë pagat prokurorëve e gjyqtarëve (Dokument)

Qeveria e Kosovës sot ua ulë pagat punonjësve të sistemit të drejtësisë. Në zyrën e Kurtit tashmë është vendimi që i shfuqizon pikat 3 dhe 4 të vendimit për pagat në sistemin gjyqësor, vendim që ua ulë pagat e gjyqtarëve ashtu siç i kanë marrë deri në vitin 2020.

Demokracia.com ka siguruar vendimin e Qeverisë, i cili ende nuk është i zyrtarizuar, në të cilin thuhet se pagat e sistemit gjyqësor, përfshirë ato të Gjykatës Kushtetues, kthehen në lartësinë e përcaktuar me rregullimin juridik të mëparshëm.

1. Shfuqizohet pika 3 dhe 4 e Vendimit Nr.01/02 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkak të rrethanave të ndryshuara ligjore.

2. Pagat e sistemit gjyqësor, përfshirë ato të Gjykatës Kushtetues, kthehen në lartësinë e përcaktuar me rregullimin juridik të mëparshëm.

3. Të gjitha pikat tjera të Vendimit Nr.01/02 të datës 12.02.2022 mbesin të pa ndryshuara.

4. Ky vendim hynë në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës./Demokracia.com