Connect with us

Kosovë

Kurti tregon se KFOR kërkoi kohë për barrikadat në Veri, por thotë se s’mund të tolerohet deri në pafundësi

Publikuar

me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se edhe pse KFOR-i ka kërkuar pak kohë për heqjen e barrikadave në veri të vendit, tashmë janë bërë dy jave prej kur ato janë vendosur.

Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se Kosova nuk mund të tolerojë deri në pafundësi, pasi siç tha, barrikadat po e pengojnë lirinë e lëvizjes.

“KFOR-i ka kërkuar pak kohë, por sot janë bërë dy javë prej kur janë vendosur barrikadat. Ato janë duke e penguar lirinë e lëvizjes. Ne i kemi dhënë kohë pikërisht për shkak se liria e lëvizjes është konsideruar vlera themelore nga pikëpamja e KFOR-it”, u shpreh ai.

Tutje, kreu i ekzekutivit tha se pas Krishtlindjeve do të zhvillojë takim me komandantin e KFOR-it, ku do të sqarohet gjithçka.

“Meqë sonte është Krishtlindja, ne shumë shpejt do ta kemi një takim me komandantin e KFOR-it por kjo nuk mund të tolerohet kështu pafundësisht dhe mund të lejojmë që edhe javë të tjera të na kalojnë e të mos kemi liri të lëvizjes. Në atë takim që do të kemi besoj se do të sqarohet gjithçka”.

Reklama