Kurti tregon pse Kosovës s’po i liberalizohen vizat dhe anëtarësohet në BE: Ka mbetur vetëm edhe …

HomeLajmeKosovë

Kurti tregon pse Kosovës s’po i liberalizohen vizat dhe anëtarësohet në BE: Ka mbetur vetëm edhe …

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është thjeshtë politik.

Ai ka përmendur shtetet, të cilat u anëtarësuan në BE, duke qenë larg kushteve të anëtarësimit.

Sipas tij, Kosova meriton liberalizimin e vizave dhe kandidaturën në BE, por asaj i ka mbetur t’i dërgojë në burg politikanët e korruptuar.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Anëtarësimi në BE është thjeshtë politik!

As shtetet të cilat e themeluan Bashkimin Evropian si Gjermania dhe Franca atë kohë nuk kanë përmbushur të gjitha kushtet të cilat kërkohen për tu anëtarësuar në BE.

Shtetet si Greqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Çekia, Sllovakia, Polonia etj. u anëtarësuan në BE duke qenë shumë larg kushteve të anëtarësimit.

Kjo na tregon se anëtarësimi në BE është kryesisht politik!

Kush po e pengon anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE?

Derisa Vuçiqi ditën flirton me BE-në dhe natën shkon në shtrat me Rusinë dhe E. Rama me D. Kovaçevski e bëjnë argatin e Vuçiqit – këtyre udhëheqësve autokratikë të cilët vjedhin paturpshëm zgjedhjet elektorale, korruptojnë dhe mbështesin krimin e organizuar do ju mbesin përgjithmonë dyert e BE-së të mbyllura.

Republika e Kosovës është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor i cili bëri ndryshime drastike në politikë duke i dërguar në opozitë politikanët e korruptuar dhe tani i ka mbetur vetëm ti dërgojë këta të korruptuar prapa hekurave.

Sipas mendimit tim, Kosova është i vetmi “Shining Star” në Ballkanin Perëndimor dhe e meriton menjëherë liberalizimin e Vizave dhe fitimin e Kandidaturës për në BE.

COMMENTS

x