fbpx

Kurti tregon çka diskutoi deri vonë me ambasadorin amerikan: Takimi në Bruksel me tendencë

HomeLajmeKosovë

Kurti tregon çka diskutoi deri vonë me ambasadorin amerikan: Takimi në Bruksel me tendencë

Kryeministri Albin Kurti e ka komentuar shtyrjen e vendimit për gjobat ndaj targave në veri.

Ai ka thënë se të hënën deri vonë ka diskutuar me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier për gjetjen e një zgjidhjeje.

Kurti e ka falënderuar atë për përkushtimin dhe angazhimin e tij në këtë çështje, përderisa ka thënë se nuk ka komunikuar me kryediplomatin evropian, Josep Borrell pas shtyrjes së vendimit për gjobat rreth targave për 48 orë.

Kur foli për takimin e ndërmjetësuar nga Borrelli me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, tha se kanë pasur agjendë të qartë, por që nga të tjerët është insistuar që të jetë në fuqi marrëveshja aktuale për targat.Këtë ai e ka quajtur këtë tendencë, duke shtuar se nuk mund të flasë për çështje teknike, duke lënë anash marrëveshjen finale që në qendër e ka njohjen reciproke, raporton EO.

Këto komente ai i bëri pas Konferencës për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, të mbajtur në Prizren.

“Së pari deri vonë kam komunikuar me ambasadorin amerikan që ta gjejmë një mundësi pa cenuar kushtetutshmërinë dhe të mos lejojmë cenim të sigurisë dhe po japim shans 48 orë të rezultojë me dakordim. Me datën 18 gusht kemi pasur strukturë të qartë të agjendës. Pika e parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes.Në takimin e djeshëm ka pasur tendencë që ne të kemi marrëveshje aktuale për targa. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë se liderët e shteteve nuk mund të vijë të diskutojnë për gjëra teknike duke lënë anash marrëveshje finale që ka në qendër njohje reciproke. E dje ka ekzistuar tendenca për aso dakordim. Unë e kam thënë në Bruksel se nuk jam polic, as prokuror, as zyrtar dogane që të diskutojmë për probleme që merren organet shtetërore”.