fbpx

Kurti thotë se zgjedhje do të ketë vetëm në komunat ku kryetarët kanë dhënë dorëheqjen, nuk do ketë zgjedhje nacionale!

HomeLajmeKosovë

Kurti thotë se zgjedhje do të ketë vetëm në komunat ku kryetarët kanë dhënë dorëheqjen, nuk do ketë zgjedhje nacionale!

Kryeministri Albin Kurti tha se përveç zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe në të cilat kryetarët dhanë dorëheqje, “s’ka zgjedhje më”.

Kurti tha në një konferencë për media në Qeveri se vitin e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe nacionale, dhe se i vjen keq që në komunat ku u dorëhoqën kryetarët nga Lista Serbe do të shkojnë në zgjedhje.

“Zgjedhjet janë mbajtur edhe nacionalet, edhe lokalet vitin e kaluar. Sivjet janë mbajtur zgjedhjet edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Janë kry zgjedhjet. S’ka zgjedhje më”,. tha Kurti.

“Por më vjen keq që tash do të na duhet të mbahen zgjedhje në komunat ku po dorëhiqen kryetarët e komunitetit serb. Ata kanë mundur ta vazhdojnë mandatin e tyre, por këto dorëheqje qartazi po shpijnë drejt zgjedhjeve në ato komuna”, shtoi kryeministri.