fbpx

Kurti thotë se populli i Kosovës u beson grave aq sa burrave, prandaj Komandante Supreme e kanë caktuar Osmanin

HomeLajmeKosovë

Kurti thotë se populli i Kosovës u beson grave aq sa burrave, prandaj Komandante Supreme e kanë caktuar Osmanin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë Forumit Ndërkombëtar Gratë, Paqja dhe Siguria, ka thënë se populli i Kosovës i beson grave po aq sa burrave.

Ai tha se kur bëhet fjalët për çështjet e sigurisë, qytetarët e institucionet kanë caktuar si komandante Supreme, presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Kryeministri tutje tha se gratë i përgjigjen thirrjeve të çdoditshme për paqe dhe siguri, sikur të jetë përpjekja e tyre jetësore, pasi sipas tij, gratë janë më të interesuara për politikat e paqes dhe sigurisë sepse edhe kërcënohen më së shumti nga mungesa e këtyre elementeve.

“Nuk ka pasur ndonjë fazë që gratë s’janë angazhuar me thirrje e përpjekje për liri e paqe. Angazhimi i grave dhe vajzave në Kosovë s’ka munguar asnjëherë në shtet-ndërtim por nuk mungon as në funksionimin e shtetit tonë të përditshëm”.

“Kanë mbajtur megafon, bukë e laps në dorë me të vetmen kërkesë, paqe por paqe për të gjithë. Për veten por edhe për fëmijët e tyre, për shtetin dhe të ardhmen”, është shprehur Kurti.

Kurti tha se numri i grave dha vajzave që shërbejnë në FSK e në Policinë e Kosovës është substancial por edhe duhet të rritet tutje.

“Nuk ka garanci më të madhe për paqen dhe sigurinë, përveç se të realizohet nga gratë dhe burrat së bashku por edhe s’ka alternativë tjetër. Është garancia më e madhe, më e drejtë dhe më e fuqishme e mundshme. Më shumë gra në FSK nënkupton promovim dhe realizim më të mirë të të drejtave të njeriut por edhe të pakicave”.

“Interesimi në rritje për këto fusha të sigurisë është indikacion shumë i mirë i së ardhmes për vendin, pasi gratë dhe vajzat në Kosovë kanë sakrifikuar shumë, kanë qenë edhe viktima por edhe luftëtare”, tha Kurti.