Kurti thotë se nuk ka asgjë përfundimate për tarifat e energjisë: “Ne do të dërgojmë komentet tona në ZRRE”

1 minute, 31 seconds Read

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se së shpejti Qeveria e Kosovës do të dërgojë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), lidhur me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike.

Kurti tha sot para mediave se ZRRE—ja është institucion i pavarur dhe se ai personalisht nuk e ka as numrin e telefonit të kryesuesit të Bordit të ZRRE-së.

Më tutje, kryeministri deklaroi se ministrat e linjës dhe Kuvendi do të dërgojnë komente në mënyrë që ZRRE-ja t’i përfshijë ato në raport.

“Ne do të dërgojmë komentet e tona. ZRRE është institucion i pavarur i shtetit. Ta zëmë unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesues të Bordit të ZRRE-së, por ministrat e linjës shpresoj edhe nga Kuvendi i Republikës do t’u dërgojnë sa më parë komentet në mënyrë që Bordi i ZRRE-së bazuar në raportin e vet t’i trajtojë edhe sugjerimet e të tjerat”, ka thënë Kurti.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë 75 milionë euro subvencionim për shpenzimet e energjisë elektrike, por sipas vendimit, shumicën e subvencionim nga shteti praktikisht pritet ta përfitojnë bizneset.

Ndërsa qytetarët për familjet e tyre do të detyrohen të jenë në dorë të rritjes ose uljes së çmimit të energjisë në bursat botërore, ose të reduktojnë shpenzimin e energjisë në më pak se 600 kwh, gjë që për shumicën prej tyre pothuajse është e pamunshme, sidomos gjatë stinës së dimrit.

ZRRE-ja u ka ofruar kompanive, konsumatorëve dhe palëve tjera të interesit mundësinë që t’i shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e paraqitura në raportin e publikuar dhe t’i komentojnë ato, duke paraqitur argumente kundër ose duke ofruar të dhëna të reja.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *