fbpx

Kurti thotë se Kosova nuk e ka refuzuar propozimin franko-gjerman, sjell detajet e diskutimit!

HomeLajmeKosovë

Kurti thotë se Kosova nuk e ka refuzuar propozimin franko-gjerman, sjell detajet e diskutimit!

Kryeministri, Albin Kurti gjatë konferencës së sotme ka folur edhe për projektin franko-gjerman.

Kurti ka thënë se në parim e ka përkrahur propozimin franko-gjerman, mirëpo, ka pasur disa vërejtje për të.

“Tash jemi tek vlerat dhe unë e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtimin e duhur. Unë jam i bindur se deri me datën 18 gusht nuk kemi pasur dialog për marrëveshje por dialog për dakordime të vogla, për koncensione e nganjëherë edhe dialog për dialog”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka theksuar se më 18 gusht pika e parë, ka qenë korniza e përgjithshme e marrëveshjes.

“Më 9 shtator patën ardhë këtu në zyrën time përfaqësues të Bashkimit Evropian, pra ata kanë sjellur përmbledhje të ideve, modeleve të cilat unë nuk i kam refuzuar por kam thënë se janë bazë e mirë, ua kam thënë atyre vërejtjet e kritikat e mija por nuk e kam refuzuar. Pas mbledhjes së këshillit të sigurisë në Beograd, në mënyrë unanime e kanë refuzuar, ky refuzim po synon të shndërrohet në pasiguri në Kosovë por ne nuk mund të lejojmë destabilizimin e Kosovës”, ka theksuar Kurti.

Sa i përket dorëheqjeve të serbëve, Kurti bëri të ditur se disa herë gjatë vitit është kërcënuar me një gjë të tillë.

Ndërkohë, ai ka përsëritur thirrjen për kthimin e tyre në institucione.