fbpx

Kurti thotë se Komunat që s’po ia japin ministrit Murati listat i kanë shpallë luftë shtetit

HomeLajmeKosovë

Kurti thotë se Komunat që s’po ia japin ministrit Murati listat i kanë shpallë luftë shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë shumë kritik ndaj kryetarëve të Komunave të Kosovës, të cilët nuk i kanë dërguar listat e punëtorëve të arsimit ashtu siç ka kërkuar Ministria e Financave.

Lista të tilla të mësimdhënëseve janë kërkuar për të evidentuar ata që do të futen në grevë, në mënyrë që t’iu ndalet pagesa, gjë që nga Qeveria thonë se e lejon ligji.

Kurti ka thënë se këto komuna që po e bojkotojnë kërkesën e ministrisë së Financave i kanë shpallur luftë shtetit, raporton Gazeta Express.

“Ju bëj thirrje komunave, që të pushojnë me sjelljen destkrutive dhe bojkotin ndaj MF-së. Jo gjithçka është vendim qeveritar. Është edhe zbatim ligjor. Ministri ka olbigime ligjore. Ky duhet të kujdes që kush s’punon të mos paguhet. Dhe tash bojkoti që të mos dorëzohen listat, s’është thjesht politikë anti-qeveritare, por është anti-shtetërore. Bojkoti që këto komuna po ia bëjnë MF-së është t’i shpallësh luftë shtetit”, ka thënë Kurti.

x