Kosovë
Kurti thotë se javën e ardhshme do ua dorëzoj ofertën e tij veteranëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, janë duke përgatitur një propozim konkret për veteranët e UÇK-së, që do t’iu dorëzohet atyre gjatë javës tjetër.
Kurti në një konferencë për media ka thënë se kjo ofertë do të jetë përmbajtjesore dhe e qartë.
“Propozimet me shkrim do t’iu dërgohen gjatë javës tjetër. Bashkë me ministrinë Financave jemi duke punuar në një propozim konkret, ofertë përmbajtjesore, me shkrim, të qartë për organizatat e dala nga lufta. Jam i hapur për dialog e komunikim. Zyrën e kanë të hapur për gjitha dilemat që mund t’i kenë”, tha Kurti.
