Connect with us

Kosovë

Kurti thotë se emri i ministrit të shendetësisë do të dihet brenda 72 orësh, nuk konfirmon nëse ky do jetë Arben Vitia!

Publikuar

me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media të mbajtur sot ka folur edhe për përmendjen e Arben Vitisë si emër i mundshëm për rikthim në Ministrinë e Shëndetësisë, megjithatë s’ka konfirmuar asgjë.

Por kreu i Qeverisë së Kosovës ka folur me shumë garanci që Kosova do të bëhet me ministër të ri të Shëndetësisë para vitit të ri dhe ka paralajmëruar se vendimi mund të merret qysh në ditët e para të javës që po vjen.

“Po ne duhet ta marrim një vendim lidhur me MSH-në përkatësisht emrin e ministrit apo të ministres aty, këtë do ta bëjmë para vitit të ri, madje qysh në fillim të javës së ardhshme. Duhet të keni durim, tre ditë, apo 72 orë, ndoshta edhe më pak”, ka deklaruar Kurti./GazetaExpress

Reklama