fbpx

Kurti takon gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë

HomeLajmeKosovë

Kurti takon gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, kryeministri Albin Kurti takoi gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.

Të detyruar të largohen nga Ukraina pas invazionit rus, Lyudmila Makey, Daria Meshcheriakova, Lyudmila Mekh dhe Serhi Shevchenko tani banojnë në Prishtinë, në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë Kosova.

Ata shprehën mirënjohje për mikpritjen dhe mundësinë për të vazhduar profesionin e gazetarisë nga vendi ynë.

Kryeministri Kurti ritheksoi solidaritetin me popullin ukrainas dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak të Federatës Ruse dhe invazionit në Ukrainë. Ai potencoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë globale.

Në takim u fol edhe për mbarëvajtjen e programit Gazetarët në Rezidencë Kosova, i cili financohet nga Qeveria e Kosovës dhe mbulon kostot e jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u mundësuar gazetarëve ukrainas të punojnë nga distanca.

COMMENTS

x