fbpx

Kurti takohet me Walker: Diplomatët e së vërtetës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve

HomeLajmeKosovë

Kurti takohet me Walker: Diplomatët e së vërtetës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook ku ka shtuar se, atij i është dukur gati njësoj si para 25 vjetëve kur është takuar me Walker për herë të parë në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

I pari i qeverisë po ashtu ka thënë se ka qenë kënaqësi për të ta takoj ish ambasadorin e OSBE-së.

“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen. Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”, ka thënë Kurti.

COMMENTS

x