Kurti: Serbia duhet që të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

1 minute, 0 seconds Read

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore për masakrën në lagjen “Dardania” në Pejë.

Nga aty, Kurti ka thënë që Serbia duhet që të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë.

“Bashkë me kolegët nga Kuvendi i Kosovës, me aktivistë të lëvizjes sonë, këtu në Pejë bëmë homazhe te lapidari, duke u përulur dhe duke përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe në lagjen “Dardania”. Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme, për paqe afatgjate dhe për siguri për të gjithë e për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe normale”.

“Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë, ndërsa Prokuroria e Kosovës dhe Specialja duhet të punojnë ditë e natë, që përgjegjësit të identifikohen dhe të nxjerren para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, kur dihet që viktima nuk janë vetëm të vrarët, por edhe familjet e tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, ka thënë Kurti pas homazheve.

Publikime te ngjashme