fbpx

Kurti reagon pas letrës që mori nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken

HomeKosovë

Kurti reagon pas letrës që mori nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në twitter, e ka mirëpritur letrën dhe mbështetjen që i erdhi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kurti tha se Kosova është mirënjohëse për angazhimin e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshje që prodhon njohje reciproke.

“E mirëpres letrën dhe mbështetjen e sekretarit Amerikan, Antony Blinken, për prioritet dhe punët tona në punë dhe drejtësi. Kosova është mirënjohëse për angazhimin e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje që prodhon njohje reciproke. Mezi pres të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

Lidhur me këtë letër vetëm sa filluan reagimet nga analistë e gazetarë që komentojnë situatën politike në vend.

Në komentet e tyre gjejmë interpretime të ndryshme, ku thuhet se përmes kësaj letre, Blinken nga Kurti kërkoi të implementohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit, për rrymën në veri.

COMMENTS

x