fbpx

Kurti publikon të dhëna për mungesë lexueshmërie, tregon se 2/3 e fëmijëve praktikojnë kopjimin e detyrave

HomeLajmeKosovë

Kurti publikon të dhëna për mungesë lexueshmërie, tregon se 2/3 e fëmijëve praktikojnë kopjimin e detyrave

Ish-kryeministri Kurti, që së fundmi është pasivizuar, u rikthy sot me një shkrim në Facebook, duke kritikuar prindërit dhe fëmijët që nuk po lexojnë.

Kurti ka shkruar se po mungon kultura dhe shprehia e leximit te të rinjtë kosovarë, duke u thirrur në hulumtime. “Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfëra. Mungon kultura dhe shprehia e leximit. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime). Shumica e nxënësve nuk arrijnë t’i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lexuar. 2/3 e tyre e praktikojnë kopjimin e detyrave dhe referateve nga interneti. Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë”, ka shkruar Kurti, transmeton Gazeta Express.

Kurti thotë se keqqeverisja e mjerëimi janë probleme të shkaktuara direkt nga arsimimi i dobët.

“Këto janë disa prej të gjeturave nga studimet që trajtojnë lexueshmërinë dhe mësimin në Kosovë. Nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme sot janë pasojë direkte e arsimimit të dobët. Nga keqqeverisja lart deri te mjerimi poshtë”

Në fund, ai thotë se “Duhet ta rikthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet. Nëse duam të kemi shtet dhe përparim”.

COMMENTS

x